Jani Vreto, i konsideruar si “Gutenberg-u shqiptar”, atdhetar, shkrimtar, botues dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.
Jani Vreto lindi pranë Leskovikut, atëherë Vilajetin e Janinës. U arsimua në gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Kostandinopojë, ku i ati merrej me tregti. Aty u lidh me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid pashë Vlora. Mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën, në Itali. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare. Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia”, në Kostandinopojë, në gjuhën greke, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip.
Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare. Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi në organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Kostandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj duke bërë praktikisht gjithçka në shtypshkronjë. Ndërroi jetë në korrikun e vitit 1900 në Athinë.





