Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi; mot të kthjellët dhe të FTOHTE Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin KU më të theksuara kthjellimet paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta
Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë; më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore – Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga; -8°C temperatura më e ulët në rang vendi deri në 8°C do të jetë vlera maksimale në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h POR mbi 30 km/h në det të hapur me drejtim nga Lindor; Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 ballë.





