Dikush krijoi një ”GoFundMe” për të më dhuruar para, si për bamirësi. Ai person nuk jam unë. Dua të jem i qartë për këtë gjë, deklaroi aktori i njohur amerikan Mickey Rourke pas krimimit të kësaj iniciative pa miratimin e aktorit, shkruan corriere.it.

Ndërsa fushata e mbledhjes së fondeve e nisur nga ekipi i tij kaloi 100 000 dollarët, Mickey Rourke përdori mediat sociale për të sqaruar dhe për t’u distancuar.

“Është e sikletshme, por jam i sigurt se do ta kaloj si çdo gjë tjetër”, theksoi ai në një video të postuar në profilin e tij në Instagram.

Për të shmangur dëbimin, është hapur një fushatë GoFundMe me titull “Help Mickey Rourke Stay in His Home” (“Ndihmoni Mickey Rourke të qëndrojë në shtëpinë e tij”).

Fushata është hapur nga Liya-Joelle Jones, pjesë e ekipit të tij të menaxhimit, me miratimin e plotë të aktorit.

Qëllimi i fushatës është mbledhja e 100 000 dollarëve, shumë që do të shërbejë për të mbuluar borxhin e qirasë dhe për t’i dhënë aktorit një stabilitet të përkohshëm financiar. Brenda një kohe të shkurtër, janë mbledhur dhjetëra mijëra dollarë nga fansa dhe mbështetës.

Rourke kishte marrë shtëpinë me qira në muajin mars 2025, me një pagesë fillestare prej rreth 5 200 dollarësh në muaj, e cila më vonë u rrit në afro 7 000 dollarë.