Çmimi i një arke me qershi u shit për 1.8 milion jen në tregun Toyosu, ekuivalente me afërsisht 9 850 euro, ose 140 euro secilën kokërr qershie.
Debutimi i hershëm në treg – meqenëse qershitë japoneze piqen tradicionalisht në fillim të verës – është bërë i mundur nga ajo që mediat lokale e përshkruajnë si kultivim “i detyruar”, një teknikë që alternon një periudhë ftohjeje të pemëve, duke “simuluar” dimrin në serrë.
Qershitë synojnë një treg të veçantë ndaj cilësisë së lartë dhe simbolikës së luksit që karakterizon këto produkte në Japoni, ku ankande të tilla nuk përfaqësojnë çmimin mesatar të konsumatorit, por shërbejnë si një matës i prestigjit të përsosmërisë dhe një mjet marketingu për prodhuesit.





