Peshku i çmuar u kap në Oma, një nga zonat më të mira të peshkimit të tonit në Japoni, në majën veriore të ishullit kryesor të Honshu.
Japonia konsumon më shumë ton me pendë të kaltër se kudo tjetër në botë dhe peshku ishte shumë i rrezikuar – dhe në disa raste madje i kërcënuar me zhdukje – për një kohë të gjatë, kryesisht për shkak të peshkimit të tepërt për tregun e sushit.
Stoqet po rimëkëmben ngadalë falë kuotave më të rrepta, por ende konsiderohen të kërcënuara.
Çmimet e larta në ankandin e parë të vitit në tregun e peshkut ”Toyosu” ishin pjesë e një fushate të synuar PR për të nisur vitin e ri financiar.
Çmimet e ofertave janë rikuperuar vitet e fundit pas një rënieje të ndjeshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Toni i parë i vitit sjell fat të mirë. Shpresojmë që sa më shumë njerëz ta shijojnë dhe të fuqizohen prej tij”, tha Kiyoshi Kimura, president i rrjetit të restoranteve ”Sushizanmai”.
Ai tha se ”peshku do të filetohet dhe do të shpërndahet në restorante në të gjithë vendin”.
Media lokale raportoi se toni do t’u shitet klientëve me çmimin e zakonshëm, pavarësisht shpenzimeve rekord





