Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.
Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.
Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.
Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.
KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas.





