SMIAL synon të ofrojë një qasje më të integruar dhe efikase ndaj të dhënave, duke përmirësuar planifikimin, monitorimin dhe raportimin në nivel kombëtar, si dhe duke mundësuar marrjen e vendimeve të bazuara në informacion të saktë dhe të përditësuar.Sistemi SMIAL ndërvepron me bazën e të dhënave shtetërore të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile; Sistemin e Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara; Regjistrin Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë; Regjistrin Tregtar dhe Sistemin e Tatimit Elektronik.