Peizazhet malore të mbuluara me dëborë, pavarësisht kushteve atmosferike, shndërrohen në destinacione për alpinistët dhe dashamirësit e natyrës.
Grykat e Hapta, maja më e lartë e të cilave arrin një lartësi prej 2 625 m, shtrihen midis pjesës së sipërme të luginës së Valbonës në veri dhe luginës së Nikajt në jug.
Nga perëndimi vazhdon me kreshtat e Zhaborrëve, kurse në juglindje qafa e Droçës e ndan nga Mali i Hekurave. Ka formën e një trungu konik me shpate shumë të pjerrëta (shpati lindor e perëndimor formojnë rrëpira 700-800 m të thella).
Rreth majës kryesore ngrihen dhe katër maja të tjera me lartësi mbi 2400 m. Grykat e Hapëta janë krejtësisht të zhveshura nga bimësia duke i kthyer në sfidë për alpinistët.





