Bourne punoi në qendrën sekrete “Bletchley Park” dhe kontribuoi në fitoren e Aleatëve duke thyer kodin famëkeq “Enigma”.
Ajo ishte pjesë e ekipit sekret në Bletchley Park, rreth 50 milje në veriperëndim të Londrës, ku u thyen kodet e koduara nga makina “Enigma”.
Ky operacion i klasifikuar, i njohur si programi “Ultra”, ndihmoi forcat aleate të parashikonin lëvizjet e ushtrisë gjermane dhe të fitonin beteja vendimtare gjatë luftës.
Italia fashiste u prek gjithashtu drejtpërdrejt nga ky aktivitet: shumë konvoje detare që shkonin në Libi me trupa dhe furnizime u kapën falë informacionit të marrë në “Bletchley Park”.
E lindur më 23 maj 1926 në Salford, pranë Mançesterit, dhe e rritur në Birmingham, Ruth Bourne vinte nga një familje hebreje.
Ajo u bë vullnetare për Marinën Mbretërore Britanike dhe, në një moshë shumë të re u zgjodh për të marrë pjesë në një mision tepër sekret.
Në vitin 1944, para se të mbushte 18 vjeç, ajo punoi me makinat gjigante “Bombe Turing”, një pajisje kompjuterike e projektuar nga matematikani i famshëm Alan Turing, e aftë të deshifronte mesazhet gjermane.
Pas luftës, pjesëmarrësit në programin “Ultra” u detyruan të heshtnin për dekada të tëra. Vetëm në vitet 1970 roli i tyre u bë publik. Në vitin 2009, qeveria britanike i nderoi ata me një medalje përkujtimore për kontributin e tyre në fitoren ndaj nazizmit.





