Në Parkun Kombëtar të Shebenikut janë mbjellë fidanë të rinj gështenje të egër dhe qershie të egër, në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit që po vijon në të gjithë vendin edhe gjatë ditëve të fundvitit.
Aksioni u realizua nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, me synimin për të kontribuar në rigjenerimin e ekosistemeve natyrore dhe forcimin e biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur.Fushatat e pyllëzimit po zhvillohen paralelisht në disa zona të vendit, duke synuar rikuperimin e sipërfaqeve të dëmtuara dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve natyrore





