Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEButrinti, destinacioni i rreth 35 mijë turistëve vendas e të huaj në...

Butrinti, destinacioni i rreth 35 mijë turistëve vendas e të huaj në 7 muaj

Qyteti antik i Butrintit në Sarandë, ka shënuar në 7 muajt e parë të këtij viti një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj. Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrintit, tha për ATSH-në se “gjatë muajit janar-korrik Butrinti u vizitua nga 34 618 turistë vendas e të huaj, një rritje me 72 % ose 14 483 vizitorë më shumë se në 2021”. Sipas saj, gjatë janar-korrik 2021 Butrinti u vizitua nga 20 135 vizitorë vendas e të huaj. “Sa i përket të ardhurave nga biletat për mujorin janar-korrik të këtij viti kanë rritur me 68.7% ose 103 01 600 lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Dhima. Turistët në këtë vend shijojnë një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta dhe peizazhit fantastik që ky vend të ofron në çdo stinë. Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit.

Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).https://ata.gov.al/2022/08/03/butrinti-destinacioni-i-rreth-35-mije-turisteve-vendas-e-te-huaj-ne-7-muaj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments