Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulëta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në Territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta; Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë zonën malore; më të dukshme në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN të ulëta si në mëngjes DHE në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët në Pukë deri në 14°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare;
Era do të fryjë e lehtë dhe mestare përgjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.



