Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ftohta nga poli i Veriut; Vendi yne do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët POR i FTOHTE; Parashikohet që vranësirat të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin e vednit KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero; I FTOHTI do të ndjehet edhe më shumë për shkak të lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke u luhatur nga -6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës  deri në 14°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës

Era do të fryjë mesatare POR e ftohtë nga drejtimi Verior – Verilindor; me shpejtësi mbi 50 km/h; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  deri në 3 ballë.