32-vjeçarja është përfshirë nga FIFA në listën e gjerë të arbitrave të përzgjedhur për seminarin paraprak që do të zhvillohet në muajin shkurt.
Ky seminar përbën një fazë shumë të rëndësishme seleksionimi, ku arbitrat do të vlerësohen në disa aspekte kyçe, si përgatitja fizike, njohuritë teknike dhe aftësia për të punuar me sistemin VAR.
Nëse Rusta arrin të kalojë me sukses të gjitha testet dhe vlerësimet, ajo do të ketë shansin e artë për t’u përfshirë në listën finale të arbitrave që do të drejtojnë ndeshje në Botërorin 2026.
Së fundmi, Emanuela Rusta është përzgjedhur edhe në grupin e arbitrave elitare të FIFA-s, një konfirmim i nivelit të lartë profesional dhe i besimit që institucioni më i lartë i futbollit botëror ka ndaj saj.
Ky zhvillim përforcon edhe më shumë shpresat që Shqipëria të ketë përfaqësim në Kupën e Botës jo vetëm në fushë, por edhe në arbitrim.





