Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë Veriore; vendi yne do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat; herë pas-here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në gjysmën Lindore të Shqipërisë; Më të dendura reshjet e dëborës do të jenë në zonat Juglindore; Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit;

Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në Juglindje të territorit deri në 14°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë; me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht  Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.