Që në orët e para të mëngjesit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore; nga temperaturat disa gradë nën zero; më të dendura reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore; Orët e pasdites dhe në vijim do të MBETEN me vranësira dhe reshje shiu e dëbore  në të gjithë territorin e Kosovës;  Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C temperatura më e ulët deri në 9°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë 24-orëshit; duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi JUGOR.