Sipas MeteoAlb: Një qendër e presionit të ulët atmosferik do të zhvillohet në Veriperëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike edhe në vendin tone; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës; do të jenë dominante si fillim në skajin Verior dhe gradualisht në mesditë do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin POR më të dendura priten në zonat Jugore dhe Juglindore KU priten reshje të dendura dëborë; Ky destabilitet i atmosferës do të mbetet prezent edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në Vlerat minimale POR ulen ndjeshëm maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C temperatura më e ulët në qarkun e Korcës deri në 19°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës Bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.





