Sipas MeteoAlb: Territorit Shqiptar do të PARAQITET nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU më të theksuara kthjellimet do të jetë gjatë orëve të paradites NDERSA pasditja do të sjellë shpeshtim të vranësirave KU më të dukshme do të jenë në zonat zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës KU kthjellimet dhe vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vleerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në zonën e Bulqizës deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë deri duke arritur shpejtësinë mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.