Masat ajore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin e Kosovës duke sjellë në pjesën më të madhe të ditës; dominim të motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave; Parashikohet që vranësirat të bëhen  më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore edhe Veriperëndimore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C temperatura më e ulët e shënuar në qyetetin e Podujevës deri në 12°C do të jetë vlera maksimale në rang territori; Era; do të paraqitet mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.