Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.14 lekë dhe këmbehet me 113.93 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.09 lekë dhe këmbehet me 116.61 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua ndjeshëm me 0.22 lekë duke zbritur në kuotën 139.06 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 119.75 lekë, ose 0.12 lekë më pak se ditën e hënë.https://ata.gov.al/2022/08/02/forcohet-dollari-ndaj-lekut-euroja-humb-terren-3/