Sipas të dhënave të publikuara në programin e reformave ekonomike 2026-2028, pjesa më e madhe e të ardhurave nga renta minerare i përket naftës bruto, të cilat janë realizuar në rreth 1,1 miliardë lekë.
Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto kanë pësuar rënie me rreth 403 milionë lekë. Kjo rënie është ndikuar nga ulja e çmimit për njësi nga 4,1 lekë në 3,5 lekë, me një efekt negativ prej rreth 208 milionë lekësh, si dhe nga rënia e sasisë së eksportuar me 13%, ose 47 239 tonë, me një efekt prej rreth 196 milionë lekësh në të ardhura.
Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e tjera janë realizuar në vlerën 363 milionë lekë, duke shënuar një rënie prej rreth 291 milionë lekësh krahasuar me 9-mujorin e vitit 2024.
Ky zhvillim negativ është ndikuar kryesisht nga rënia e çmimit për njësi nga 0,45 lekë në 0,27 lekë, me efekt rreth 238 milionë lekësh, si edhe nga ulja e sasisë së eksportuar me rreth 118 mijë tonë, ose 8%, që ka sjellë një ndikim negativ prej rreth 54 milionë lekësh në të ardhura.





