Do të MBETEN masat ajrore të qëndrueshme prezente në republikën e MV duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit të MV. Parashikohet që; Ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë orëve të pasdites KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Pritet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të MV, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Persa i përket; Vlerave termike; do të MBETEN kostante gjatë mëngjesit POR një rënie të lehtë do të ketë në vlerat e mesditës duke u luahtur nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Kumanovës deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi; Era do të fryjë e lehtë me  shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.