Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin POR më të dukshme vranësirat do të jënë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. 

Temperaturat  e ajrit do të MBETEN kostante gjatë mëngjesit POR një rënie të lehtë do të ketë në vlerat e mesditës duke u luahtur nga; 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizëz deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.