Sipas statistikave të Bilancit të Pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, brenda kësaj kategorie, struktura sektoriale e IHD-ve për tremujorin e tretë 2025 tregon se flukset hyrëse ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme (31%).

Ndërsa investimet e huaja në sektorin e ndërmjetësimit financiar zunë 16%, në hidrokarbure 6%, energjetikë 5% dhe komunikacion 4%.

Në të njëjtën kohë, zotërimet e rezidentëve shqiptarë jashtë vendit në formën e investimeve direkte u vlerësuan në 72 milionë euro, në rritje vjetore prej rreth 24%, duke reflektuar diversifikimin e investimeve të bizneseve vendase në tregje të huaja.