Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, bilanci i përgjithshëm i pagesave shënoi një pozicion neto pozitiv, i cili u reflektua në një rritje të mjeteve të rezervës valutore me rreth 507 milionë euro.
Kjo ecuri pasqyron përmirësimin e dukshëm të llogarisë korrente dhe dinamikën e
flukseve kapitale e financiare gjatë kësaj periudhe.
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të euroizimit të sektorit financiar në vend. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.
Rritja e rezervës valutore realizohet edhe nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor nga BSH-ja.





