Vajzat myslimane nën moshën 14 vjeç nuk do të lejohen më të mbajnë shami në shkollat austriake, sipas një amendamenti ligjor të miratuar sot.
Duke iu drejtuar parlamentit të Vjenës, ministrja e Integrimit Claudia Plakolm e përshëndeti vendimin si ‘’një hap historik drejt mbrojtjes së vajzave’’.
Shamia nuk është një copë pëlhure e padëmshme, por një shenjë shtypjeje”, theksoi Plakolm, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore (ÖVP). Asnjë vajzë në Austri nuk duhet të rritet duke menduar se trupi i saj duhet të fshihet’’, argumentoi ajo.
Ndalimi vlen për shamitë që mbulojnë kokën në përputhje me traditat islame”, sipas tekstit të ligjit, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor 2026/2027.
Kjo përfshin edhe shamitë e kokës si hixhabet dhe burkat. Një “fazë informacioni” do të fillojë në shkurt për të përgatitur shkollat për rregulloren e re.
Në rast shkeljesh, administrata e shkollës duhet së pari të zhvillojë një takim me vajzën në fjalë dhe prindërit e saj.
Nëse fëmija vazhdon të mbajë shaminë, prindërit duhet të kontaktojnë autoritetin përkatës shkollor. Si mjet i fundit, mund të vendosen gjoba deri në 800 euro (931 dollarë)





