Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2468 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1207 qytetarë. MSHMS informoi se rastet e infektimit me COVID-19 rezultuan në këto bashki: 413 në Tiranë, 74 në Durrës, 63 në Vlorë, 57 në Fier, 49 në Lushnjë, 46 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Shkodër, Kamzë, Sarandë, 27 në Korçë, nga 26 qytetarë në Gjirokastër, Pogradec, nga 23 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Kuçovë, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 15 në Malësi e Madhe, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, 12 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, nga 10 qytetarë në Tropojë, Dibër, 9 në Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Belsh, Gramsh, nga 7 qytetarë në Kolonjë, Berat, Skrapar, nga 6 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, Dimal, Poliçan, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Selenicë, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Has, Përmet, nga 2 qytetarë në Fushë-Arrëz, Mat, Roskovec, Libohovë, Cërrik, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Librazhd. Janë 7721 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 28 pacientë.
MSHMS: 1207 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES