Qendra e re e vizitorëve në Parkun Drilon–Tushemisht, e ridimensionuar plotësisht nga pikëpamja estetike, është tashmë gati, duke krijuar një pikëtakim harmonik mes natyrës, përkujdesjes dhe projekteve ekologjike infrastrukturore.Projekti njihet si një model i restaurimit ekologjik, ringritjes së habitateve dhe zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar dhe promovimin e natyrës si atraksion turistik.