Egjiptologu francez, Frederic Payraudeau tha se një gjetje e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 1946 dhe është jashtëzakonisht e rrallë për Luginën e Mbretërve, përveç varrit të Tutankhamonit në vitin 1922.
Ekipi kishte gërmuar tre cepa të një varri të ngushtë me një sarkofag pa emër kur zbuluan figurinat.
”Kur pamë tre ose katër së bashku, e dinim menjëherë se do të ishte e mrekullueshme”, tha Payraudeau.
Nxjerrja e të gjithë 225 figurave zgjati 10 ditë dhe ato ishin të vendosura në formë ylli dhe në rreshta horizontale në fund të një grope trapezoidale.
Figurinat funerale, të njohura si ushabti, shërbenin si shërbëtorë që shoqëronin të vdekurit në jetën e përtejme.
Mbi gjysma e tyre janë gra, gjë që konsiderohet e jashtëzakonshme.
Tanis u themelua rreth vitit 1050 para Krishtit si kryeqytet gjatë dinastisë XXI, kur Lugina e Mbretërve u braktis pas plaçkitjeve të shumta të varreve të faraonëve.





