E pozicionuar mes kodrave piktoreske, “Kulla e Zefit” ofron gatime tradicionale të zonës, mikpritje autentike dhe përvojë tërësisht të ndërthurur me identitetin dhe kulturën lokale.
Vizitorët mund të shijojnë ushqime vendase të përgatitura me produkte të zonës dhe të njihen me historinë e familjes që e administrojnë këtë hapësirë.
Ky agroturizëm mbart edhe një vlerë historike. Gjatë udhëtimeve në luginën e Drinit, studiuesja e njohur britanike Edith Durham ka qëndruar në kullën e të parëve të kësaj familjeje në Gomsiqe, duke dokumentuar mikpritjen dhe traditat e zonës.
“Kulla e Zefit” synon të kthehet në një pikë të rëndësishme turistike në qarkun e Shkodrës, duke promovuar gastronominë, kulturën dhe trashëgiminë lokale.





