FSHF njofton se rreth 200 vullnetarë u angazhuan në organizimin e fazës finale nga 19 maji deri më 1 qershor, duke kontribuar në një organizim historik dhe tejet të suksesshëm.
Vullnetarët janë pjesë e pandashme e Federatës dhe janë prezentë në çdo aktivitet dhe event të organizuar.
Rreth 100 vullnetarë ishin pjesë e këtij aktiviteti special të organizuar në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në event morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Anila Basha.
Presidenti Armand Duka, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të pjesëmarrjes në ceremoninë e hedhjes së shortit të Botërorit 2026 në Uashington D.C., i përshëndeti vullnetarët përmes një video-mesazhi.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar i falënderoi të gjithë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FSHF-në dhe theksoi se Federata do të vazhdojë të punojë ngushtë me vullnetarët në organizimin e aktiviteteve sportive në vend.





