Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA”Volvo” investon për karikimin e shpejtë të baterive

”Volvo” investon për karikimin e shpejtë të baterive

”Volvo” ka investuar te kompania izraelite ”StoreDot” që zhvillon teknologjinë e baterive me karikim jashtëzakonisht të shpejtë për makinat elektrike. ”StoreDot” po punon në një teknologji pioniere, që sipas kompanisë, duhet të rezultojë në bateri që mund të karikojnë deri në 160 kilometra distancë të pastër elektrike në vetëm pesë minuta. Sipas njoftimit të ”Volvo”-s, investimi i jep kompanisë mundësinë për të bashkëpunuar ngushtë me ”StoreDot” në këtë teknologji të re emocionuese të baterive, pasi deri në vitin 2030 synon të bëhet kompania më e pastër e makinave elektrike. ”Volvo” ishte prodhuesi i parë i makinave që u angazhua për elektrifikim të plotë dhe synon që pas vitit 2030 të shesë vetëm makina të pastra elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments