Sipas kompanisë, ky ilaç ka potencialin të përmirësojë cilësinë e jetës së maceve dhe të nxisë plakjen e shëndetshme.
Ekspertët thonë se afërsisht gjashtë në 10 mace në SHBA vuajnë nga mbipesha.
“Në mjekësinë veterinare për 100 vitet e fundit, e vetmja recetë që kishim ishte pakësimi i ushqimit dhe kjo nuk funksionon për të gjitha llojet e obezitetit”, tha Dr. Ernie Ward, një ekspert i lartë i obezitetit për kafshët shtëpiake.
Ward tha se përfitimet mund të shkojnë përtej humbjes së peshës, duke iu referuar të dhënave njerëzore që tregojnë përmirësime në rrezikun e diabetit dhe shëndetin afatgjatë.
Sipas “Okava”, ilaçi t’u kushtojë pronarëve rreth 100 dollarë në muaj.
Rezultatet nga prova MEOW-1 priten verën e ardhshme.
Kompania do të kërkojë miratimin e FDA-së për përdorim nga macet në dy vitet e ardhshme – dhe shumë shpejt edhe nga qentë





