Modeli që synon të ndjekë Shqipëria është i ngjashëm me praktikat e vendeve më të përparuara në botë në këtë fushë.
Suedia konsiderohet shembulli më i avancuar i ekonomisë “cashless”, me vetëm 1% të transaksioneve që realizohen me para fizike. Norvegjia është një tjetër vend europian ku përdorimi i cash-it është në nivelet më të ulëta, ndërsa bankat kanë reduktuar ndjeshëm shërbimet me para në dorë.
Në Azi, Singapori është ndër modelet më të suksesshme, me një ekosistem të konsoliduar të pagesave të menjëhershme dhe përdorim të gjerë të QR-kodit të unifikuar kombëtar.
Ndërsa Holanda dhe Danimarka në Europë kanë standardizuar pagesat digjitale, duke i bërë ato dominueset kryesore në transaksionet e përditshme.
Sipas ministres Ibrahimaj, “Cashless Albania 2030” do të vendosë Shqipërinë në të njëjtën linjë zhvillimi me këto vende, përmes politikave që synojnë të lehtësojnë shërbimet financiare, të rrisin sigurinë dhe të luftojnë ekonominë informale.





