Sulmi ndaj Pearl Harbor ishte një sulm ushtarak i papritur nga Perandoria e Japonisë ndaj Flotës së Paqësorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazën e saj detare në Pearl Harbor në Oahu, Hawaii, më 7 dhjetor 1941.

Në atë kohë, SHBA-ja ishte një vend neutral në Luftën e Dytë Botërore. Sulmi ajror ndaj Pearl Harbor, i cili u nis nga transportuesit e avionëve, rezultoi në shpalljen e luftës nga SHBA-ja ndaj Japonisë ditën e nesërme.

Sulmi ndaj Pearl Harbor u parapri nga muaj të tërë negociatash midis SHBA-së dhe Japonisë mbi të ardhmen e Paqësorit.

Kërkesat japoneze përfshinin që SHBA-ja të ndërpriste sanksionet kundër Japonisë, të ndalonte ndihmën ndaj Kinës në Luftën e Dytë Sino-Japoneze dhe të lejonte Japoninë të kishte akses në burimet e Indive Lindore Holandeze.

“Ideja e të mos pasurit një të mbijetuar atje për herë të parë, më lëndoi zemrën në një mënyrë që nuk mund ta përshkruaj”, tha Kimberlee Heinrichs, babai 105-vjeçar i së cilës, Ira “Ike” Schab, duhej të anulonte planet për të fluturuar nga Oregoni pasi u sëmur.

Të mbijetuarit kanë qenë të pranishëm çdo vit në ngjarje, përveç vitit 2020, kur Marina dhe Shërbimi i Parqeve Kombëtare e mbyllën përkujtimin për publikun e gjerë për shkak të rreziqeve shëndetësore të pandemisë së koronavirusit.

Ceremonia fillon me një moment heshtjeje në orën 7:55 të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur filloi sulmi më 7 dhjetor 1941. Më pas u mbajtën ritualet solemne.

Avionët luftarakë fluturuan sipër “formacionit të të zhdukurve”, për të simbolizuar personat që humbën jetën.

Të mbijetuarit vendosën kurora për të nderuar të vdekurit. Më u pas ngritën për të përshëndetur marinarët aktivë – ndërsa anija e tyre kalon pranë Memorialit USS Arizona, i cili ndodhet mbi anijen luftarake të fundosur gjatë sulmit japonez.

Rreth 2 000 të mbijetuar morën pjesë në 50-vjetorin e ngjarjes përkujtimore në vitin 1991. Disa dhjetëra të mbijetuar kanë marrë pjesë në dekadat e fundit