Shoqata Kineze e Ruajtjes së Jetës së Egër njoftoi se një çift pandash do të mbërrinin në kopshtin zoologjik “Beauval”, në Saint Aignan të Francës në vitin 2027, pasi nënshkroi dokumentin përkatës.

Një bashkëpunim i ri midis Francës dhe Kinës për mbrojtjen e Pandave Gjigante do të zgjasë 10 vjet, pasi dy kafshë të reja që ende jetojnë në Francë të jenë kthyer në Republikën Popullore.

Macron vizitoi Pekinin dhe provincën jugperëndimore të Seçuan, habitati kryesor i pandave.

Qendra e shumimit të pandave në Kinë ndodhet në kryeqytetin provincial, Chengdu.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve në përgjithësi kanë kritikuar mbajtjen e pandave në kopshte zoologjike, duke argumentuar se kjo shpesh shoqërohej me çrregullime të sjelljes dhe mungesën e socializimit.

Pekini praktikon të ashtuquajturën “diplomaci pandash”, duke i dhënë hua arinjtë te shtetet mike.

Vendet që kanë panda në kopshtet e tyre zoologjike kanë tendencën të kenë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjate me Pekinin.

Për shembull, Gjermania ka një kafaz pandash në një nga kopshtet zoologjike të Berlinit.

Kafshët konsiderohen atraksione të njohura për kopshtin zoologjik, ndërsa shërbejnë si ambasadorë për Kinën.

Në Chengdu, Macron u takua sërish me presidentin kinez, Xi Jinping për bisedime joformale.

Është shumë e rrallë që Xi të shoqërojë një vizitor të një shteti të huaj brenda Kinës