“Marrëveshja përfshin studiot e filmit dhe televizionit të “Warner Bros”, “HBO Max” dhe HBO”, thanë të dyja kompanitë.

“Netflix” kryesoi garën për blerjen e kompanisë së famshme të Hollivudit, “Warner Bros Discovery” (WBD).

Transmetuesi CNN, i cili është pjesë e WBD, raportoi se gjiganti amerikan i transmetimit të filmave kishte paraqitur ofertën më të lartë.

WBD zyrtarisht, doli në shitje në tetor pasi mori disa oferta për blerje. Grupi përfshin studiot e filmave, shërbimin e transmetimit “HBO Max” dhe disa rrjete televizive.

“Netflix” thuhet se është i interesuar vetëm në shërbimet e prodhimit dhe transmetimit të “Warner”.

Më herët, WBD kishte planifikuar t’i ndante kanalet televizive në një kompani të veçantë.