Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPesë vende zhvendosin kryeqytetet për shkaqe natyrore, klimatike dhe demografike

Pesë vende zhvendosin kryeqytetet për shkaqe natyrore, klimatike dhe demografike

Koreja e Jugut, Indonezia, Egjipti, ishulli Montserrat dhe Guineja Ekuatoriale, popullsia totale e të cilëve arrin deri në 430 milionë banorë, po konsiderojnë vendimin për të zhvendosur kryeqytetet e tyre jo për shkaqe politike ose ushtarake, por për shkak të kushteve të rritjes së popullsisë, klimës dhe të natyrës. Kryeqyteti i ishullit Montserrat nga pesë vendet e përmendura është një qytet fantazmë sot, ndërsa kryeqytetet e katër shteteve tjera janë vendbanim i një pjese të konsiderueshme të popullsisë së vendit. Në të kaluarën e afërm shumë shtete si Kazakistani, Pakistani, Brazili, Malajzia, Nigeria dhe Mianmari ndryshuan kryeqytetet e tyre pas zhvillimeve politike. Pakistani në vitin 1960 kryeqytetin nga Karaçi e zhvendosi në Islamabadin e sapondërtuar dhe më i mbrojtur se Karaçi, ndërsa junta ushtarake në Mianmar, kryeqytetin e zhvendosi nga Yangon në Naypyidaw, i cili është më i lehtë për të kontrolluar. Kazakistani nga ana tjetër, pas pavarësisë me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, e zhvendosi kryeqytetin e tij në Akmola, e cila më vonë u bë Nur Sultan dhe Astana, për shkak të gjeografisë së saj të përshtatshme për urbanizim, klimës dhe afërsisë me burimet strategjike. Megjithatë, nëse shikojmë 50 vitet e fundit, ngjarjet natyrore, klima, arsyet ekonomike dhe rritja e popullsisë qëndrojnë prapa ndryshimeve në kryeqytet dhe jo arsyet politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments