Sipas MeteoAlb: Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga vranësira të shpeshta KU më të dendura vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu POR duke ju afruar pasdites; shirat do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët dhe lokalisht mesatar në skajin Jugor;
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR rriten në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.





