Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi; mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash; Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, KU më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë; më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore – Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët në rang vendi deri në 19°C do të jetë vlera maksimale në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h POR mbi 30 km/h në det të hapur me drejtim nga Lindor – Verilindor; Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 ballë.




