Një Kartë e Gjelbër u lejon shtetasve të huaj të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

 Administrata Trump tha se do të rishikojë Kartat e Gjelbra, të lëshuara për të gjithë të huajt nga vendet problematike. Joseph Edlow, drejtor i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS), tha në X se kishte urdhëruar “një rishqyrtim të plotë dhe rigoroz të çdo Karte të Gjelbër për çdo të huaj nga çdo vend problematik”, sipas udhëzimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Një njoftim për shtyp i USCIS përmendi “19 vende me rrezik të lartë” pa i renditur ato, por e lidhur me një dekret presidencial të qershorit që njoftonte ndalime hyrjeje për njerëzit që vijnë nga 12 vende, përfshirë Afganistanin, Iranin dhe Somalinë, dhe një kufizim të pjesshëm të hyrjes për shtetasit e shtatë vendeve të tjera, përfshirë Kubën dhe Venezuelën.