Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit vijon traditën e prezantimit të mjeteve klasike në Komisionin “Retro”, një nismë që synon ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike në vend.

Në këtë sesion u vlerësuan nga afër mjete që kanë lënë gjurmë në industrinë automobilistike gjermane dhe amerikane, duke ofruar një panoramë të gjerë të zhvillimeve teknike nga vitet ’70 deri në fund të viteve ’90. Çdo automjet paraqiti elemente unike të stilit të vet, nga luksin dhe elegancën europiane te fuqinë dhe karakterin sportiv amerikan.Përmes “Retros”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit jo vetëm dokumenton mjetet që kanë vlerë historike, por edhe i rikthen ato në vëmendjen e publikut dhe komunitetit të koleksionistëve.

Komisioni “Retro” vijon të shërbejë si një platformë ku promovohet historia automobilistike, ndërsa pasioni për mjetet klasike jetësohet në çdo sesion.