Komanda e Forcave Ajrore të SHBA-së njoftoi se ka testuar një armë hipersonike që arrin pesë herë shpejtësinë e zërit. “Një avion Stratofortress i tipit B-52H i Forcave Ajrore të SHBA-së lëshoi me sukses një armë të reagimit të shpejtë të lëshuar nga ajri, AGM-183A (ARRW), në brigjet e Kalifornisë Jugore më 14 maj”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Forcat Ajrore. Në deklaratë theksohet se përshpejtuesi është shkrepur menjëherë pasi arma ka dalë nga avioni dhe se ka shfaqur veçori hipersonike duke arritur pesë herë mbi shpejtësinë e zërit. Komanda amerikane tha se testi ka pasur sukses të madh.
SHBA teston një armë hipersonike
RELATED ARTICLES