Sipas INSTAT-it, rreth 279 mijë turistë polakë vizituan Shqipërinë gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, duke mbetur një nga grupet më të rëndësishme të vizitorëve të huaj.

Polonia ka qenë vazhdimisht një prej tregjeve kryesore për turizmin shqiptar, duke u renditur ndër 5 vendet kryesore.

Në muajt e verës, prania e polakëve ka qenë gjithashtu e dukshme, duke përfaqësuar 11% të vizitorëve të akomoduar në korrik, 12% në gusht dhe 11% në shtator.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se turistët polakë zgjodhën të qëndrojnë për periudha më të gjata, duke e bërë Poloninë një nga tregjet më të rëndësishme europiane për sektorin e akomodimit në Shqipëri.

Përveç vizitave turistike, polakët kanë treguar interes të shtuar edhe për investime në prona në vendin tonë, një tjetër shenjë e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.