Sipas vendimit të qeverisë shpallen zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, ish-Vila e Zogut në fshatin Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi dhe zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi.

Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë: të zhvillimit ekonomik, industrial dhe turistik.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkia Mat.

Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.