Sipas njoftimit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetët kërkuan “moshën minimale prej 16-vjeç në të gjithë BE-në dhe ndalimin e praktikave më të dëmshme që krijojnë varësi”.
“Për të ndihmuar prindërit të menaxhojnë praninë digjitale të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë angazhim online të përshtatshëm për moshën, parlamenti propozon moshë minimale digjitale të harmonizuar në BE prej 16-vjeç për qasje në mediat sociale, platformat e ndarjes së videove dhe shoqëruesit e inteligjencës artificiale, duke lejuar njëkohësisht qasjen e 13-16 vjeçve me pëlqimin e prindërve”, thuhet në njoftim.
Eurodeputetët kërkuan ndalimin e platformave që nuk përputhen me rregullat e BE-së, marrjen e masave kundër teknologjive bindësi, siç janë reklamat e synuara dhe marketingu i influencuesve, mbrojtjen e të miturve nga shfrytëzimi komercial dhe adresimi urgjent i sfidave etike dhe ligjore të paraqitura nga mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përfshirë deepfake-t dhe chatbot-et shoqëruese.





