Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut do të jetë nën dominimin e motit të vranët në të gjithë territorin të cilat herë pas here do të gjenrojnë reshjte të pakta dhe të izoluara shiu e dëborë; më të dukshme në zonat Lindore dhe Juglindore të MV; Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin; përmirësim të kushteve të motit duke ri-sjellë intervale më kthjellime në pjesën më të madhe të territorit të MV; herë pas here priten edhe vranësira POR mundësia për reshje është thuajse zero; do të vijojnë ngricat në disa qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale POR do të rriten lehtë makimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Kumanivës deri në 12°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e lehte dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor.