Celularët dhe tabletët, tashmë tek moshat adoleshente kanë krijuar një varësi, madje deri në pikën e “qetësimit emocional”, kur të rriturit u japin të vegjëlve të tyre një pajisje për t’i mbajtur të qetë.
Ky veprim i pamenduar mirë, u shkakton dëme të papritura jo vetëm në peshë, shikim dhe aftësi sociale, por edhe në strukturën e trurit.
Shumë organizata qeveritare dhe jo vetëm ngrenë çështjen e fëmijëve digjitalë me tone alarmuese.
Mosha për zotërimin e një telefoni cellular dhe aksesin e pavarur në internet ka arritur në 13 vjeç – dhe rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj përmbajtjes së papërshtatshme dhe për të parandaluar pasojat për zhvillimin kognitiv, emocional dhe relacional shqetësojnë autoritetet në gjithë botën.
Rekomandimi është që përdorimi i mediave sociale të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse lejohet me ligj, dhe të shmanget përdorimi i pajisjeve në tavolinë, para gjumit dhe në dhomën e gjumit.





