Shkëmbimi i puthjes së parë është nisur nga paraardhësit e përbashkët të majmunëve të mëdhenj antropomorfë, rreth 21,5 deri 16,9 milionë vjet më parë.
Praktika ka vazhduar gjatë gjithë evolucionit dhe ka të ngjarë të jetë përvetësuar edhe nga neandertalët, tregon studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe i botuar në revistën ”Evolution and Human Behavior”.
“Kjo është hera e parë që dikush përdor një perspektivë të gjerë evolucionare për të shqyrtuar puthjen”, vëren Matilda Brindle, biologe evolucionare dhe autore e studimit.
“Gjetjet tona i shtohen një numri gjithnjë e në rritje punimesh që nxjerrin në pah diversitetin e jashtëzakonshëm të sjelljeve seksuale të shfaqura nga kushërinjtë tanë primatë”, tha ajo.
Hulumtuesit së pari dhanë një përkufizim për puthjen, e kuptuar si një kontakt intensiv gojë më gojë joagresiv, që nuk përfshin transferimin e ushqimit.
Për të rindërtuar evolucionin përgjatë pemës familjare të primatëve, ata mblodhën të dhëna nga studimet e literatures në të cilat speciet moderne të primatëve u vunë re duke u puthur, duke u përqendruar në grupin e majmunëve dhe primatëve që evoluan në Afrikë, Evropë dhe Azi, shimpanzetë, bonobot dhe orangutangët.
Duke përdorur një qasje statistikore të quajtur modelimi Bayesian, ata më pas simuluan skenarë të ndryshëm evolucionarë përgjatë degëve të pemës për të vlerësuar probabilitetin që paraardhës të ndryshëm të jenë puthur.
Modeli u ekzekutua 10 milionë herë për të ofruar vlerësime të besueshme statistikore.
“Duke integruar biologjinë evolucionare me të dhënat e sjelljes, ne jemi në gjendje të nxjerrim përfundime rreth tipareve që nuk fosilizohen, siç është puthja”, pohon bashkautori i studimit Stuart West.
“Kjo na lejon të studiojmë sjelljen sociale si në speciet moderne ashtu edhe në ato të zhdukura”, shton ai.
“Edhe pse puthja mund të duket si një sjellje e zakonshme ose universale, ajo dokumentohet vetëm në 46% të kulturave njerëzore”, thotë Catherine Talbot e Institutit të Teknologjisë në Florida, një nga autoret e studimit.
“Normat dhe konteksti ndryshojnë shumë në të shoqëri të ndryshme, duke ngritur pyetjen nëse puthja është një sjellje e evoluar apo një shpikje kulturore. Ky është hapi i parë në adresimin e kësaj çështjeje”, thekson ajo





