Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEFaturat e energjisë elektrike tej çdo parashikimi

Faturat e energjisë elektrike tej çdo parashikimi

Familjet në të gjithë Britaninë e Madhe janë paralajmëruar se mund të përballen me një faturë vjetore të energjisë mbi 3 600 sterlina (4 401 dollarë) këtë dimër. Konsulenti i energjisë ”Cornwall Insight” tha se një faturë e rregullt e gazit dhe energjisë elektrike në Angli, Uells dhe Skoci mund të arrijë në 3 615 sterlina në vitin e ri, që është qindra sterlina më shumë se parashikimet e mëparshme. Në maj, qeveria britanike njoftoi një paketë mbështetëse për kostot e energjisë – me vlerë 400 paund për familje – në përgjigje të parashikimeve që faturat do të rriteshin në 2 800 paund për një familje mesatare në tetor. Muajin e kaluar, ”Cornwall Insight” parashikoi që faturat vjetore të energjisë zakonisht do të rriteshin në 3 244 paund nga tetori dhe 3 363 paund nga janari, por rrethanat kanë ndryshuar ndjeshëm që atëherë. Kompania i tha emisionit ”BBC Breakfast” se një faturë e tillë tani ka të ngjarë të rritet në 3 358 sterlina nga tetori dhe 3 615 sterlina nga janari. Konsulenti kryesor i ”Cornwall Insight”, Craig Lowrey, tha se rritja e çmimeve të gazit dhe shqetësimet rreth furnizimit rus e kishin nxitur këtë rritje. “Megjithatë, ndërsa rritja e parashikimeve për tetorin dhe janarin është një shqetësim i ngutshëm, nuk është vetëm niveli – por kohëzgjatja – e rritjeve që i bën këto parashikime të reja kaq shkatërruese”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ